Vendimi për hapjen e TikTok ishte i paralajmëruar, Rama: Nuk pati tërheqje apo dorëzim

Data

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendimi për të rihapur rrjetin social TikTok, pas afro një viti bllokimi, ishte i paralajmëruar dhe erdhi si rezultat i një procesi dialogu me kompaninë që administron platformën. Sipas tij, hapja nuk përbën as tërheqje dhe as dorëzim, por një vendim të bazuar në vendosjen e mekanizmave të rinj të sigurisë.

Gjatë podcastit “Flasim”, Rama tha se qeveria ka zhvilluar komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e TikTok, të cilët, sipas tij, kanë treguar gatishmëri për bashkëpunim pas vendimit për bllokimin e platformës në Shqipëri.

Kreu i qeverisë theksoi se qëllimi i mbylljes së TikTok ishte mbrojtja e interesit publik, veçanërisht siguria e fëmijëve dhe të rinjve, dhe se ky ka qenë edhe boshti kryesor i dialogut me kompaninë.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave për heqjen e bllokimit nuk është një hap pas dhe as një mbyllje sysh. Ai është rezultat i një procesi serioz rishikimi dhe i një pune konkrete për adresimin e shqetësimeve që lidhen me sigurinë dhe përmbajtjen në platformë”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, TikTok është tashmë i aksesueshëm në Shqipëri pasi janë vendosur filtra të rinj për përmbajtjen, mekanizma më efektivë kontrolli dhe mënyra më të shpejta raportimi dhe trajtimi të shkeljeve, të cilat nuk ekzistonin më parë.

Rama theksoi se këto masa nuk përbëjnë censurë, por një kontroll të nevojshëm për të garantuar përdorim më të sigurt të platformës, veçanërisht për përdoruesit e mitur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related