Berisha: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt, të gjithë në Tiranë

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim masiv në protestën e opozitës që do të mbahet më 10 shkurt në Tiranë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë dhe simpatizantë në Kamëz, Berisha deklaroi se kjo protestë do të jetë një moment kyç jo vetëm për opozitën, por për gjithë vendin.

Sipas tij, Shqipëria ka qenë në vëmendjen e institucioneve europiane për shkak të qeverisjes së Edi Ramës, të cilën ai e akuzon për korrupsion, lidhje me krimin dhe shkelje të rënda të standardeve demokratike. Berisha theksoi se mesazhi që do të dërgohet më 10 shkurt është i shumëpritur nga Europa dhe nga qytetarët shqiptarë.

Ai u shpreh se pavarësisht pakënaqësive dhe kritikave të brendshme, shqiptarët kanë vazhduar t’i besojnë Partisë Demokratike si e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin. Sipas tij, kjo e bën edhe më të rëndësishëm misionin e opozitës në këtë fazë.

Berisha nënvizoi se protestat e mëparshme kanë ndihmuar në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për situatën në Shqipëri dhe se protesta e 10 shkurtit do të jetë kulmi i kësaj përpjekjeje. Ai shtoi se opozita do të vazhdojë betejën me vendosmëri deri në fund, duke e cilësuar këtë si “kilometrin e fundit” drejt ndryshimit politik në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related