Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.
Spahia u pa të hynte i shoqëruar nga avokati i tij në ambientet e godinës së SPAK.
Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij nga SPAK, se për cilën dosje do të merret në pyetje nga agjentët e BKH-së.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Bardh Spahia paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Ai u paraqit në SPAK edhe mëngjesin e2 tetorit, ku qëndroi për rreth 30 minuta. Pasi doli nga godian atë ditë, ai nuk dha detaje para gazetarëve.
