Reshje të dendura shkaktojnë probleme edhe në Durrës, disa rrugë të përmbytura

Data

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit të Durrësit, duke sjellë përmbytje në disa akse rrugore, kryesisht në periferi.

Sipas raportimeve, situata paraqitet më problematike në zonën përreth stadiumit, si edhe në disa kryqëzime kryesore, ku grumbullimi i ujit ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Prania e ujërave në rrugë ka krijuar trafik të ngadalësuar dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve, ndërsa në disa segmente lëvizja është bërë pothuajse e pamundur.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin zonat e përmbytura dhe të përdorin rrugë alternative, deri në normalizimin e situatës. Nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related