“Nënës ia thamë mbrëmë se kishin vdekur të 4”/ Familja shqiptare u helmua nga monoksidi, kushëriri apel për ndihmë

Data

Një familje shqiptare – babai, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre – u gjetën të pajetë në banesën ku jetonin në Itali. Sipas dyshimeve paraprake, shkaku i vdekjes ka qenë helmimi nga monoksidi i karbonit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur jo vetëm familjarët, por edhe komunitetin shqiptar dhe italian ku ata jetonin. Detaje të dhimbshme nga kjo tragjedi janë bërë publike përmes dëshmisë së një të afërmi të familjes.

Arti Kola, djali i xhaxhait të kryefamiljarit, ka treguar se familja e mori lajmin në mënyrë të papritur dhe shokuese. Ai tha se nënës së kryefamiljarit i është komunikuar vetëm mbrëmjen e kaluar se kishin humbur jetën të katër anëtarët e familjes.

“Gjendja është katastrofë, siç themi ne shqiptarët, një ‘minë me sahat’. Ia thamë mbrëmë në darkë. Ajo e dinte vetëm për një, jo për të katër”, u shpreh ai me dhimbje.

Sipas tij, familjarët ende nuk kanë informacion të plotë mbi rrethanat e sakta të tragjedisë, ndërsa kushëriri i tij, i cili ka shpëtuar, ndodhet në gjendje më të stabilizuar dhe ka komunikuar me ta.

Në fund të intervistës, Arti Kola ka bërë një apel për ndihmë, duke kërkuar mbështetje nga shqiptarët për të mundësuar sjelljen e trupave të pajetë në Shqipëri, që viktimat të prehen në atdhe.

“Na ndihmoni që t’i sjellim në Shqipëri. Do të na bënit një nder shumë të madh”, apeloi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related