Lënda eksplozive në automjet/ Zbardhen detaje të reja, në kërkim autori i dyshuar

Data

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Vrinës, në Bashkinë Konispol, ku u zbulua lëndë eksplozive e vendosur në automjetin e një 57-vjeçari.

Bëhet fjalë për Mirash Gjikolën, 57 vjeç, person me precedent penal, i dënuar më herët me 8 vite burg për tentativë vrasjeje. Sipas burimeve policore, ai ishte zhvendosur prej kohësh nga Lezha dhe jetonte aktualisht në Shëndëlli, pranë Konispolit.

Eksplozivi ishte vendosur në automjetin e tij dhe dyshohet se ishte i destinuar për t’u shpërthyer. Ngjarja u parandalua pasi vetë drejtuesi i mjetit konstatoi diçka të dyshimtë gjatë lëvizjes dhe njoftoi menjëherë policinë.

Në vendngjarje ndërhynë forca të shumta policie, ekspertë të krimeve të rënda si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s, të cilët kryen çaktivizimin e lëndës shpërthyese.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Dedë Gjini, i dyshuar si autor i vendosjes së eksplozivit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, motivit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Autoritetet nuk përjashtojnë pistën e hakmarrjes apo konfliktit të mëparshëm, duke marrë parasysh të kaluarën kriminale të 57-vjeçarit, ndërsa masat e sigurisë në zonë mbeten të shtuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related