Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot në foltoren e radhës me demokratët e degës 7 në Tiranë.
Berisha theksoi se motra e Belinda Ballukut, kishte një rol shumë të rëndësishëm në procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Më tej, kryedemokrati shton se më 10 shkurt qytetatërt duhen bindur për të dalë në shesh për të protestuar.
Berisha: Motra e Lubisë ishte e besuar e SHIK, DSIK, dhe i jepeshin dokumentet. I merrte vetëm ajo,. Dhe i lexonte siç i thoshte Lubia. Ky është vetting. Ndaj dhe sot ne kemi. Jam marrë me këtë çështje me të gjithë mundësitë e mia. Në instancat më të rëndësishme. Shko ti në burg, gjen me qindra djem të rinj, pret zbardhjen e vendimit.
Vendimi mund të zbardhet pas dy vitesh. Falimentim i plotë. Ka rëndësi të kemi gjërat e kthjellta. Duhet të ulemi të bisedojmë. Tani do dalim në fushë. Sa më shumë të bindim me protestën e qëndrueshme, shumë më shpejt do përmbushim misionin tonë. Kërkesa ime është kjo, të ulemi dhe të paraqesim çdo qytetari. Asnjë shqiptar i vërtetë nuk fiton me të. Kur plaçkitet vendi me këtë mënyrë. Kërkohet një punë individuale me sa më shumë qytetarë.
