300 apartamente, projekte të fryra nga 37 në 330 milionë euro dhe një qeveri që hesht: pasuria që ulëret korrupsion dhe kërkon llogari publike

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku për vjedhjen e shqiptarëve gjatë takimit me demokratët e njësisë 7 në Tiranë.

Berisha tha se projekti i rrugës Qukës–Qafë Plloçë kushtonte 37 milionë euro, por ndërtuesi e përfundoi me 330 milionë euro, ndërsa rruga shembet segment për segment.

“Ndërtuesi mori rrugën e cila kushtonte me 37 milionë euro, dhe e përfundoi me 330 milionë euro, dikush thotë dhe 400 milionë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, dhe rruga shembet segment për segment”, tha ai.

Berisha theksoi më tej se shqiptarët duhet të informohen mbi fatin e 300 apartamenteve që i përkasin Belinda Ballukut, duke shtuar se kjo përfaqëson vetëm një të dhjetën e pasurisë reale të saj.

“Të gjitha këta që i shkaktuan shqiptarëve dramën më të madhe nga vitet e mortajës së zezë këta meritojnë dhe do meritojnë ndëshkimet më të rënda”, tha ai.

Berisha: Vjen nusja me një pallat, e Edi Ramës, e denoncojmë ne, të gjitha këto, pallatin në pajë. Ku del problemi, del se pallati nuk kishte asnjë faturë, asnjë qindarkë, as bankare, as tatimi, as doganore.

Ndërtuesi e kishte të regjistruar në emër të tij pallatin e gjakpirëses. Ai mori rrugën e cila kushtonte me 37 milionë euro, dhe e përfundoi me 330 milionë euro, dikush thotë dhe 400 milionë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, dhe rruga shembet segment për segment.

Kjo është kudo. Shqiptarët duhet ta dinë se çfarë do bëhet me 300 apartamentet e lubi Ballukut dhe ju siguroj se është vetëm 1/10 e pasurisë së saj. Të gjitha këta që i shkaktuan shqiptarëve dramën më të madhe nga vitet e mortajës së zezë këta meritojnë dhe do meritojnë ndëshkimet më të rënda.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related