Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve dhe përdorim të mandateve parlamentare si mburojë për krimin dhe korrupsionin.
Gjatë një takimi me demokratët e degës nr. 7 në Tiranë, Berisha u shpreh se zgjedhjet e majit 2025 ishin një farsë elektorale dhe se vota e qytetarëve është grabitur përmes lidhjes së pushtetit me krimin.
Sipas tij, mekanizmi i shndërrimit të krimit në votë dhe i votës në krim ka prodhuar një situatë të paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar. Berisha deklaroi se mandatet e fituara në këtë mënyrë po përdoren sot për të mbrojtur grabitjet, abuzimet dhe për të mbajtur në këmbë një pushtet që, sipas tij, nuk ka më legjitimitet.
“Mandatet e dala nga farsat elektorale po përdoren si mburojë e krimit dhe plaçkitjeve. Ato po shërbejnë si bazë për një grusht shteti më të rëndë se ai i shkurtit 1991,” u shpreh Berisha.
Ai theksoi se që prej vitit 2017 zgjedhjet në Shqipëri janë shndërruar sistematikisht në farsë, ndërsa shteti është vënë në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo mjet.
Berisha deklaroi gjithashtu se opozita ka fituar zgjedhjet e vitit 2021, por sipas tij, rezultati u grabit përmes manipulimeve dhe presionit kriminal.
“Kemi fituar, por zgjedhjet u rrëmbyen. Kjo është bindja ime më e fortë,” tha kreu i PD-së, duke bërë thirrje për reagim qytetar dhe përballje politike ndaj asaj që e cilësoi si kapje totale të shtetit.