Vokshi nga Bukureshti: PD denoncoi shtetin antidemokratik të Ramës, PPE mbështet kauzën tonë për zgjedhje të lira

Data

Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi ka marrë pjesëmarrëse në Kongresin e Partisë Popullore Europiane në Bukuresht, ku ka denoncuar shtetin antidemokratik të Edi Ramës. Me anë të një postimi në rrjetin social deputetja Albana Vokshi, thekson se për PD e Rithemelimit është shumë i rëndësishëm qëndrimi i PPE-së se vendit i duhet zbatim i shpejtë i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për reformën zgjedhore. “Në Kongresin e Partisë Popullore Europiane ia dolëm të denoncojmë shtetin antidemokratik të Edi Ramës dhe të marrim mbështetje për kauzën tonë të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Si e vetmja përfaqësuese e Partisë Demokratike të Shqipërisë, pata rastin të njoh partitë simotra, si dhe drejtues të lartë të institucioneve në Bashkimin Europian, për shkeljen e rëndë të të drejtave politike në Shqipëri. Në një rezolutë të posaçme, Kongresi i Partisë Popullore Europiane, duke marrë shkas nga rasti flagrant i pengimit të zotit Beleri për të bërë betimin si kryebashkiak i zgjedhur, thekson se “mosrespektimi flagrant i qeverisë shqiptare për shtetin e së drejtës krijon një hendek politik midis Shqipërisë dhe BE-së”. Rezoluta e miratuar nga PPE konfirmon shqetësimin e Partisë Demokratike se mosrespektimi i shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe lirisë së medias, si dhe korrupsioni i përhapur dhe mungesa e ndarjes së pushteteve, po minojnë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Partia Popullore Europiane, formacioni më i madh politik në Bashkimin Europian bën thirrje për zbatimin e shpejtë të të drejtave parlamentare dhe kushtetuese të opozitës, duke përfshirë funksionin e saj themelor për të mbajtur ekzekutivin përgjegjës. Kjo do të thotë se opozitës nuk mund t’i hiqet e drejta as për t’u përfaqësuar siç duhet në Komisionin e Reformës Zgjedhore, as për të ngritur komisionet hetimore parlamentare. Partia Popullore Europiane, përmes rezolutës për gjendjen në Shqipëri, shpreh shqetësimin për blerjen e votave dhe përdorimin e shtetit në zgjedhje. Për PD është shumë i rëndësishëm qëndrimi i PPE-së se vendit i duhet “zbatim i shpejtë i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për reformën zgjedhore dhe një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët për të adresuar këtë çështje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme”, shkroi dje Vokshi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related