Berisha ashpër ndaj Kushtetueses: Pa dinjitet dhe nën presion politik

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar akuzat ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas zvarritjes së vendimit për çështjen që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas tij, mungesa e një vendimmarrjeje tregon degradim të rëndë moral dhe institucional.

Berisha i cilësoi gjyqtarët si “pa karakter dhe pa dinjitet”, duke deklaruar se ata pranojnë, sipas tij, çdo formë poshtërimi për shkak të frikës nga presioni politik. Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese, si institucioni më i lartë i drejtësisë në vend, duhet të garantojë pavarësinë dhe mbrojtjen e ligjit, por po vepron ndryshe.

Sipas Berishës, zvarritja e çështjes është pasojë e asaj që ai e quajti “diktat i Edi Ramës”, duke shtuar se kjo situatë përbën një precedent të rrezikshëm për shtetin e së drejtës dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related