Ankimimi për dënimin me 1 vit burg, Kushtetuesja kalon për shqyrtim çështjen e Ervin Salianjit

Data

Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin për shqyrtim të kërkesës së paraqitur nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, lidhur me dënimin e tij me një vit burg.

Vendimi është marrë pas verifikimit paraprak të materialeve dhe çështja do të shqyrtohet në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. Salianji i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimeve gjyqësore që kanë lënë në fuqi dënimin e tij për veprën penale të kallëzimit të rremë, në kuadër të çështjes së njohur si “Babale”.

Dënimi me 1 vit burg është konfirmuar më herët nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Padia në Kushtetuese është depozituar në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa tashmë është caktuar edhe relatorja e çështjes, e cila do të ndjekë procedurat për shqyrtimin e mëtejshëm.

Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë nëse vendimet e dhëna nga tre shkallët e gjyqësorit janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related