Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike është shtyrë nisja e trageteve. Sipas informacioneve nga kompanitë e lundrimit, imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve do të kryhet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të planifikuar.
Nisja e trageteve do të realizohet më 5 shkurt 2026, në orët e para të mëngjesit, sapo kushtet e motit të përmirësohen. Autoriteti Portual u bën thirrje udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse për informacion të përditësuar dhe i falënderon për mirëkuptimin.
