Detaje të reja: tritoli u vendos në murin rrethues të banesës së deputetit Xhelal Mziu — autor i vetëm, i veshur me të zeza dhe me biçikletë

Data

Pas mesnatës, në rrugën “Arjan Sala” në zonën e Kamzës, një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse u regjistrua pranë banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Lënda dyshohet të jetë vendosur në murin rrethues, rreth orës 01:00, dhe ka shkaktuar dëme materiale — xhama të krisura, dëmtime në mure dhe edhe në një automjet të parkuar pranë. 

Deputeti Mziu deklaroi për hetuesit se në momentin e shpërthimit ai ishte në banesë me bashkëshorten dhe se nuk kishte konflikte me askënd që mund të jetë motiv për një veprim të tillë. 

Pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të zonës tregojnë një person të vetëm, i veshur me të zeza, që afrohet me biçikletë. Sidoqoftë, kamerat në vetë banesën nuk regjistruan asnjë moment se si u vendos lënda, pasi ishin jashtë funksionit për shkak të defektit. 

Grupi hetimor është në terren, po analizon dëshmitë, pamjet e sigurimit dhe po mbledh informacion nga banorë lokalë për çdo lëvizje dyshuese rreth zonës. Ende nuk ka persona të ndaluar. Motivi pritet të jetë mesazh paralajmërues, duke pasur parasysh se sasia e lëndës plasëse ka qenë relativisht e vogël dhe vendosja ka qenë në pjesën e sipërme të murit. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related