Ish-prokurori Gentjan Ternova ka hedhur akuza të forta ndaj motrave Balluku, duke deklaruar se ato kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë si në tenderat publikë ashtu edhe në sistemin e drejtësisë. I ftuar në News 24, Tërnova u shpreh se largimi i tij nga sistemi i drejtësisë ishte një akt hakmarrjeje politike.
Sipas tij, procesi i vettingut ishte i politizuar që në fillim dhe organet e tij ishin të mbushura me komisionerë me lidhje politike. Tërnova përmendi konkretisht Pamela Qirko, motra e Belinda Balluku, duke pretenduar se njëra motër kontrollonte tenderat, ndërsa tjetra ndikonte mbi gjyqtarë dhe prokurorë.
Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë hetim serioz ndaj ministrave, pasi, sipas tij, drejtësia ka qenë e shantazhuar. Tërnova e lidhi përjashtimin e tij edhe me dosjen e Dibrës, ku në përgjime u përfshinë zyrtarë të qeverisë dhe që, sipas tij, ai ishte prokurori që e nisi hetimin.
Ish-prokurori shtoi se pretendimet për një proces të monitoruar nga të huajt janë të pavërteta dhe se, sipas tij, vettingu u kontrollua plotësisht nga politika dhe persona të lidhur ngushtë me qeverinë.
Ish-prokurori Gentjan Tërnova ka hedhur akuza të forta ndaj motrave Balluku, duke deklaruar se ato kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë si në tenderat publikë ashtu edhe në sistemin e drejtësisë. I ftuar në News 24, Tërnova u shpreh se largimi i tij nga sistemi i drejtësisë ishte një akt hakmarrjeje politike.