“Jam shumë i axhetuar për 37 mln euro”/ Rama presion gjyqtarëve: Kurrë nuk e keni pasur këtë pushtet

Data

Kryeministri Edi Rama ka vijuar kritikat ndaj gjyqtarëve lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke e konsideruar atë të pajustifikuar dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese. Në një deklaratë publike, Rama theksoi se pagat aktuale të gjyqtarëve janë ndër më të lartat në rajon dhe të krahasueshme me ato të vendeve të Bashkimit Europian, si Greqia.

Sipas tij, kërkesa për rritje me 2–3 mijë euro në muaj nuk mbështetet në asnjë ligj apo dispozitë kushtetuese. Rama akuzoi gjyqtarët se po tejkalojnë rolin e tyre, duke dhënë gjykime politike dhe duke sulmuar publikisht qeverinë, kryeministrin dhe mediat.

“Si guxoni të sulmoni publikisht qeverinë dhe të vendosni etiketime? Ju duhet të garantoni pavarësi dhe paanësi. Me këtë tentativë, ju doni të jeni ligji”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se kërkesa për 37 milionë euro nga buxheti i shtetit krijon një barrë serioze financiare, pasi këto fonde duhet të hiqen nga sektorë të tjerë. Kryeministri shtoi se gjyqtarët po tentojnë të rrisin pagat e tyre përmes gjykatave, një pushtet që sipas tij nuk e kanë pasur kurrë më parë.

“Në aspektin politik, qeveria nuk është palë si gjithë të tjerët. Ju keni një rol të veçantë dhe duhet ta respektoni atë”, përfundoi Rama, duke nënvizuar se niveli aktual i pagave është rezultat i një vullneti politik të shprehur më herët dhe nuk mund të ndryshohet me presion publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related