“Po kërkoni 37 mln euro nga buxheti”, Rama sulmon gjyqtarët për pagat: Doni të jeni vetë ligji

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe të paprecedentë në Europë. Në një komunikim për mediat, Rama akuzoi gjyqtarët se po përpiqen t’i imponohen Kuvendit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor, duke e quajtur këtë qasje një “tymnajë populiste”.

Sipas kryeministrit, kërkesa e gjyqtarëve përfshin rreth 37 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe synon rritje të ndjeshme pagash, deri në mbi 5 mijë euro për gjyqtarët e Apelit dhe deri në 9 800 euro për nivele të tjera. Rama theksoi se aktualisht pagat e gjyqtarëve janë rreth 6 500 euro dhe se rritja e kërkuar prej 2–3 mijë eurosh në muaj është e pajustifikueshme.

Ai nënvizoi se SPAK nuk i është bashkuar kësaj kërkese, duke e veçuar nga gjyqësori i zakonshëm. Rama akuzoi shoqatën se po tenton të sillet njëkohësisht si ligjvënës dhe gjykatës, duke cenuar ndarjen e pushteteve.

“Ju nuk mund të thoni topi është i imi, do e gjuaj vetë dhe porta duhet të jetë bosh. Nëse doni të bëni politikë, regjistrohuni si parti”, deklaroi Rama, duke shtuar se gjyqtarët duhet të flasin me vendime në sallën e gjyqit dhe jo me presion publik.

Kryeministri theksoi se qëndrimi i tij nuk synon të ndezë debat publik, por të sqarojë qytetarët për atë që e cilësoi si një përpjekje të rrezikshme për të vendosur gjyqësorin mbi ligjin dhe Kushtetutën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related