Prokurorët e SPAK kanë paraqitur prova të reja në Apelin e GJKKO-së në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Burime nga seanca bëjnë me dije se provat e reja lidhen kryesisht me dëshmi të mbledhura gjatë javëve të fundit, të cilat sipas organit të akuzës forcojnë dyshimet për shkelje të rënda ligjore në procedurat e tenderimit.
SPAK ka kërkuar që masat e sigurisë të vendosura më herët të mbeten në fuqi, ndërsa Apeli ka vendosur që shpallja e vendimit përfundimtar të bëhet më 5 shkurt.
Aktualisht, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi ndodhen në masën “arrest në shtëpi”. Në kërkim vijojnë të jenë biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të dyshuar për përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe manipulim tenderësh. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë ushtruar presion dhe shantazh ndaj biznesmenit Gerond Meçe për ta detyruar të tërhiqej nga ankimimet ndaj disa procedurave prokurimi.
Ndërkohë, Gjykata ka vendosur edhe pezullimin nga detyra të zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, si pjesë e të njëjtës dosje hetimore.