Analisti Andi Bushati debatoi ashpër me gazetaren Klodiana Lala në një emision televizizv për hetimet e SPAK-ut. Ndërsa Lala i vlerësoi prokurorët që kanë çuar në gjyq krerët e lartë të politikës, ministra dhe kryebashkiakë, Bushati u shpreh se ata nuk kanë fuqi që të hetojnë denoncimet që ish-zv/kryeministri Ahmetaj ka bërë ndaj qeverisë Rama.
Pjesë nga debati
Bushati: Këtë që hapi Klodin duhet ta diskutojmë.
Lala: Duke qenë se SPAK ka disa dosje sensitive, kryesisht në politikë, ato na provojnë, se si do të jetë ky vështrimi amerikan. Se prokurorët flasin me prova.
Bushati: Po të flisnin me prova, këta do t’i kishe të Arben Ahmetaj, po këta fshihen poshtë tavolinës për provat.
Lala: Ju e keni të palëkundur qëndrimin tuaj, unë kam qëndrimin tim.
Arben Ahmetaj me firmën e kujt është në kërkim?
Bushati: E kapin ata.
Lala: Ilir beqja me firmën e kujt është në burg? Sali Berisha me firmën e kujt është i pandehur? Ilir Meta me firmën e kujt është në burg? Duam apo s’duam, ata prokurorë, kanë hedhur ca firma dhe mirë apo keq, i kanë vënë. Lefter Koka, Alqi Bllako, Vangjush Dako janë 17 kryebashkiakë, tani më fal a janë me firmën e prokurorëve apo timen dhe tënden? Unë nuk jam në gjendje, se s’kam formim juridik.
Bushati: Ca halabakë që vihen në lëvizje me denoncimet e Idajet Beqirit dhe nuk vihen në lëvizje me denoncimet e një zv.kryeministri.
Lala: Unë jam e prirur t’i jap meritën çdokujt dhe secili nga ne ka integritet dhe shtyllën e vet kurrizore.
Bushati: Po s’bën dot gjë. Njerëz të ndershëm ka patur edhe në Kilin e Pinoçetit, sistemi nuk të linte ta ushtroje ndershmërinë.
Lala: Nuk mund të them që shoqëria civile është e kapur, gjithë parlamenti është i kapur, por po t’i fusim të gjithë në një thes, vrasim shpresën.
Bushati: Po të pomposh optimizmin vazhdo.
Lala: Ju besoni se 150 vetë që punojnë në SPAK janë të kapur?
Bushati: Jo, as media nuk është e kapur. Sistemi është i kapur, Sikur një të ishte në rregull, sot do të ishte në Zvicër te Arben Ahmetaj, po fshihen si minj nëpër tavolina, se s’kanë bythë të kërkojnë të vërtetën, se i shkojnë 7.
