“Mafia ka kapur shtetin”, Luan Baçi: Parlamenti noter i korrupsionit

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë gjatë seancës plenare, duke deklaruar se Shqipëria është e kapur nga mafia dhe se Parlamenti është shndërruar në një zyrë noteriale në shërbim të kryeministrit.

Baçi u shpreh se vendi vijon të renditet ndër të parët në Europë për trafikun e drogës, duke iu referuar raporteve të SPAK për sekuestrime të mëdha të lëndëve narkotike me vlerë dhjetëra miliona euro.

Ai akuzoi mazhorancën për kapje të drejtësisë dhe presion mbi Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur zyrtarë të lartë, duke përmendur drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku. Sipas tij, Balluku është marrë e pandehur nga SPAK me prova të forta, por mazhoranca refuzon t’i heqë imunitetin për ta mbrojtur politikisht.

Deputeti demokrat theksoi se dosje të mëdha korrupsioni, si inceneratorët dhe “5D”, zvarriten ose mbyllen me dënime minimale, ndërsa fondet publike grabiten përmes projekteve infrastrukturore të dështuara, që sipas tij rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Ky regjim mbahet në këmbë nga korrupsioni, paratë e krimit dhe mbrojtja politike. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë”, përfundoi Baçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related