“Emëron drejtorë dhe zëvendësministra”, Bardhi reagon ashpër: Balluku ndërton shtet paralel për të penguar drejtësinë

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e akuzuar se po ndërton një “shtet paralel” për të penguar drejtësinë.

Sipas Bardhit, veprimet e Ballukut vijnë në një moment kritik, pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj. Ai thekson se, në vend që të përballet me drejtësinë, Balluku vijon të përdorë pushtetin për të emëruar drejtorë dhe zëvendësministra, duke forcuar kontrollin mbi institucionet që ajo drejton.

“Ndërkohë që drejtësia kërkon të veprojë, Balluku po ndërton një shtet paralel për të penguar hetimet, duke përdorur emërime politike dhe ndikim institucional”, është shprehur Bardhi.

Ai shton se këto veprime përbëjnë një përpjekje të hapur për të intimiduar administratën, për të ndikuar në proceset hetimore dhe për të penguar zbardhjen e aferave që rëndojnë mbi zëvendëskryeministren.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related