“Një krim i paparë”, Lubonja për imunitetin e Ballukut: Korrupsioni po mbulohet nga Rama

Data

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në një studio televizive zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te çështja e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe qëndrimi i mazhorancës.

Sipas Lubonjës, institucionet po përdoren për të mbuluar një akt të rëndë korrupsioni, ku përgjegjësia shtrihet jo vetëm te Balluku, por edhe te kryeministri Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai e cilësoi situatën si “një krim të paparë”, që po fshihet përmes manovrave institucionale.

“Ka një kontradiktë të vazhdueshme në qëndrimin politik: nga njëra anë thuhet se nuk ka zgjedhje të lira dhe kërkohen protesta, nga ana tjetër pranohet funksionimi i institucioneve që po mbulojnë korrupsionin. Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Imuniteteve, të gjitha po përdoren për të shtyrë dhe mbrojtur një aferë të rëndë”, u shpreh Lubonja.

Ai shtoi se zgjidhja e kësaj krize mbetet e hapur dhe se presioni qytetar, përfshirë edhe protestat, mund të jetë një nga mënyrat për të çarë murin e mbrojtjes politike.

Duke komentuar Reformën Territoriale, Lubonja theksoi se reformat e ndërmarra nga qeveria Rama kanë shërbyer kryesisht për përqendrimin e pushtetit dhe jo për forcimin e demokracisë apo përfaqësimin real të qytetarëve. Sipas tij, mosmarrja pjesë e opozitës në këto procese mund të lexohet edhe si një akt proteste politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related