“Tirana do t’i kthehet qytetarëve”/ Caktohet ora e protestës kombëtare të PD-së, rrugët do të bllokohen…

Data

Protesta e Partisë Demokratike do të zhvillohet të martën në orën 17:00. Lajmin e bëri të ditur Sekretari Organizativ i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në Facebook këtë të shtunë.

“Ditën e martë, në orën 17:00, Tirana do t’i kthehet qytetarëve. Kjo protestë do të sjellë kryeqytetin në duar të sovranit, ndërsa rrugët e korrupsionit do të bllokohen masivisht përballë Narkoqeverisë Rama,” shkruan Balliu.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se, në kuadër të organizimit për protestën e 26 nëntorit, pasditen e kësaj dite, kreu i PD-së, Sali Berisha, do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e partisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related