Zbardhen detaje nga plagosja e Sokol Dacit në Lezhë/ Në berberhane ndodheshin edhe një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Data

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë, në Lezhë, ku mbeti i plagosur Sokol Daci, 30 vjeç, pronar i një berberhane në zonë.

Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes brenda ambientit të biznesit ndodheshin disa persona, mes tyre edhe një punonjës policie si dhe një anëtar i fisit Nikulaj. Daci u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dyshohet për shkëmbim zjarri, ndërsa objektivi i atentatit mund të mos ketë qenë vetë pronari i berberhanes, por persona të tjerë të pranishëm në ambient.

Po ashtu, ekzistojnë dyshime se në ngjarje mund të kenë qenë të përfshirë më shumë se një autor, ku njëri prej tyre dyshohet se ka zbritur nga automjeti dhe ka qëlluar me breshëri arme automatike.

Sokol Daci, i njohur në zonë edhe si “berber Coli”, nuk rezulton me precedentë penalë dhe njihet si person pa probleme me ligjin. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related