“Do t’i vijë dita”, Artan Hoxha kritikon procesin ndaj Erion Veliaj dhe paralajmëron pasoja për Edi Rama

Data

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër lidhur me situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se ai meriton një proces të rregullt ligjor, i cili sipas tij nuk është respektuar deri më tani.

Në një dalje televizive, Hoxha u shpreh se mënyra si është trajtuar çështja – nga kallëzimi deri te arrestimi – ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e drejtësisë.

Sipas tij, situata aktuale është paradoksale: një kryetar bashkie ndodhet në izolim, ndërsa institucionet vazhdojnë të japin mesazhe kontradiktore për reformën në drejtësi.

Gazetari ngriti gjithashtu shqetësime për procesin e vettingut, duke iu referuar pretendimeve të Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado. Ai pyeti se si është e mundur që një figurë e tillë të ketë kaluar filtrat e sistemit dhe të jetë emëruar në strukturat e drejtësisë, duke vënë në diskutim rolin e institucioneve përgjegjëse.

Në deklaratën e tij, Hoxha theksoi se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këto procese dhe shtoi se mënyra se si po trajtohet rasti mund të ketë pasoja edhe për vetë drejtuesit politikë në të ardhmen.

“Do t’i vijë dita”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se praktikat e sotme mund të kthehen kundër atyre që i kanë mbështetur apo lejuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related