Gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, SPAK deklaroi se hetimet ndaj Belinda Ballukut kanë nxjerrë në dritë prova për vepra të tjera penale. Prokuroria theksoi se ushtrimi i detyrës nga ajo përbën rrezik të lartë shoqëror dhe ekonomik, duke cenuar konkurrencën dhe tregun e lirë.
Sipas SPAK, drejtimi i një ministrie me peshë të madhe krijon mundësi për ndërhyrje në prova dhe dëmton sektorë kyç të ekonomisë, ndaj kërkohet mbajtja në fuqi e masës së pezullimit.
