“Më sinjalizoi dikush me drita, Zoti…”/ Bllokimi i rrugës në Kthesën e Dragostunjës, qytetari: Shpëtuam për mrekulli

Data

Dëshmi tronditëse vijnë nga Kthesat e Dragostunjës, aty ku një rrëshqitje masive dherash dhe gurësh ka paralizuar plotësisht qarkullimin në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, duke bllokuar rrugën në të dyja drejtimet dhe duke izoluar për orë të tëra juglindjen e vendit.

Një prej qytetarëve të bllokuar në trafik ka rrëfyer se shpëtimi i tyre ishte thuajse një mrekulli, falë sinjalizimit në momentin e fundit nga një shofer që po vinte përpara.

“Nuk e pamë kur ndodhi. Një makinë përpara na bëri me drita që të ndalonim, sepse po rrëshqiste dheu. Ishim rreth 100 metra larg vendit ku u shemb mali,” tregon ai.

Sipas dëshmisë, në fillim drejtuesit e mjeteve menduan se rruga ishte ndaluar nga policia, por sapo u afruan kuptuan se përpara tyre ishte shembur mali dhe rruga ishte mbuluar nga masa të mëdha dherash e gurësh.

“Kur erdhëm këtu menduam se kishte polici, por pamë që ishte shembur mali. Zoti e ka në dorë… shpëtuam për mrekulli,” shprehet qytetari, ende i tronditur nga ajo që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Ngjarja ka shtuar shqetësimin për sigurinë në këtë segment rrugor, ku rrëshqitjet janë bërë të shpeshta dhe ndërhyrjet parandaluese mungojnë. Qytetarët kërkojnë masa urgjente, duke theksuar se vetëm fati dhe reagimi i shpejtë i një shoferi shmangën pasoja fatale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related