SPAK shtrin hetimin: Dosja e Unazës së Madhe ekspozon rrjetin e kontrollit të garave, foto, sinjale dhe ndërhyrje nga zyra e Ballukut

Data

Dosja hetimore e SPAK për aferën e Unazës së Madhe po zbulon një skemë të gjerë ndërhyrjesh, që rrezikon të shembë jo vetëm vendimmarrjet e ministrisë, por edhe perandorinë e ngritur prej njerëzve më të besuar të Belinda Ballukut në institucionet kyçe të infrastrukturës. Komunikimet sekrete, fotot e dërguara në kohë reale dhe qarkullimi i ofertave të kompanive para shpalljes së fituesve tregojnë një proces të kontrolluar deri në detaj nga ministrja dhe vartësit e saj, duke përfshirë edhe garat ku ka përfituar kompania e babait të kreut aktual të OSSH Blendian Dalipaj. Dosja hetimore përmban foto dhe komunikime mes ministres Balluku dhe vartësit të saj, ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi i cili aktualisht ndodhet në izolim për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Nga zyra e prokurimeve në ARRSH, operatorët pjesëmarrës në garë i dërgoheshin Evis Berberit me foto dhe ky, menjëherë ia kalonte shefes së tij, Belinda Balluku, duke e mbajtur të përditësuar me informacione të freskëta rreth ecurisë së garës, ministres së cilës nuk duhet t’i shpëtojë asgjë.

Detajet

Sipas dosjes që ka siguruar gazetarja Klodiana Lala, më datë 15 Shtator 2021, në orën 11:23, shtetasja Miranda Shkurti i dërgon shtetasit Evis Berberi një fotografi, në të cilën gjendet një tabelë, me emrat e disa operatorëve ekonomikë dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë. Dy minuta më vonë shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku dy fotografitë e mësipërme, të marra nga anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasja Miranda Shkurti. Nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5’, ku fitues i saj është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘G.P.G’ sh.p.k dhe ‘Senka’ sh.p.k. Referuar të dhënave të ‘Open Corporates Albania’ kompania ‘G.P.G.’ zotërohet 50 për qind nga Paqsor Buzi dhe 50 përqind nga Gëzim Dani. Ndërsa zotërues të kompanisë ‘Senka’ janë Donika dhe Ylli Senka. Miranda Shkurti, e cila në vazhdim i dërgon Evis Berberit edhe foto të tjera ku dallohen kompanitë që marrin pjesë në lotet e tjera të Unazës. Dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related