Aksident në Shpal të Mirditës: Makina bie në greminë, 4 të lënduar

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në rrugën e vjetër Rrëshen–Fushë Arrëz, në afërsi të fshatit Shpal, në Mirditë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave që ndodheshin në mjet.

Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime më të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e emergjencës dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve dhe sigurimin e zonës. Ndërkohë, ka nisur edhe hetimi për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Rruga e vjetër Rrëshen–Fushë Arrëz njihet për segmentet e saj të vështira dhe mungesën e elementëve të sigurisë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat malore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related