SPAK publikon dosjen, si grupi i Leonard Dukës planifikoi vr@sjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit

Data

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dorëzuar kërkesën për gjykim ndaj 14 të pandehurve, pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të procedimit penal nr. 59/1, të vitit 2022.

Mes tyre, Leonard Duka dhe Drianto Bardhi akuzohen për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, si dhe për pjesëmarrje dhe drejtim të një organizate kriminale. Ata dyshohet se, gjatë periudhës qershor-shtator 2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë organizuar atentate ndaj Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

SPAK thekson se grupi i drejtuar nga Duka kishte një strukturë të organizuar dhe vepronte në disa aktivitete kriminale. Gjykata pritet të shqyrtojë provat dhe të vendosë mbi fatin e të pandehurve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related