Maliq/ Banesa përfshihet nga flakët, familjarët ishin në gjumë

Data

Një banesë në fshatin Zvezdë, në bashkinë Maliq, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkatërruar plotësisht një nga katet e banesës. Dyshohet se flakët mund të kenë nisur nga një pajisje ngrohjeje, si rezistencë apo sobë, ndërkohë që familjarët ndodheshin në gjumë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të banorëve të zonës, familja është nxjerrë në kohë nga banesa, duke shmangur pasojat në njerëz. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related