Një rast i rëndë që cenon drejtpërdrejt sigurinë ushqimore është konstatuar së fundmi, pasi një sasi qumështi për bebe, e importuar nga Gjermania, ka rezultuar me përmbajtje toksike dhe është hedhur në treg.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që mund ta kenë blerë këtë produkt ta kthejnë menjëherë pranë pikës së shitjes, ndërsa po kryhen kontrolle për të identifikuar përgjegjësit përgjatë zinxhirit të importit dhe shpërndarjes.
Institucionet përgjegjëse kanë rikujtuar se refuzimi i qumështit me aflatoksinë është detyrim ligjor për çdo përpunues dhe tregtar, pasi bëhet fjalë për një rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për foshnjat.
Nga ana e qeverisë është theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj shkeljeve që rrezikojnë sigurinë ushqimore dhe se standardet e ushqimit mbeten kusht i panegociueshëm për mbrojtjen e qytetarëve.
