Rikthim në shtëpi për Bruno Telushin, vlonjati prezantohet te Flamurtari

Data

U largua nga Elbasani për t’u rikthyer në shtëpi pas 7 vitesh. Bruno Telushi i dha lamtumirën 2 ditë më parë ekipit të Elbasanit, ndërsa këtë të enjte u prezantua zyrtarisht në radhët e Flamurtarit.

Klubi vlonjat prezantoi blerjen e re ende pa u hapur zyrtarisht merkato e janarit.

Ky është një rikthim në shtëpi për Bruno Telushin ku pas 7 vitesh rivesh edhe një herë fanellën kuqezi.

Telushi bëhet në këtë mënyrë afrimi i parë për ekipin vlonjat, një blerje e rëndësishme për t’i shkuar deri në fund objektivit të tyre për t’u rikthyer në elitë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related