Vendimi final i KQZ-së: Nesër shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Data

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë nesër rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Mbledhja vendimtare do të zhvillohet duke nisur nga ora 10:00.

Procesi i rinumërimit të votave, i cili ka nisur më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte. Deri tani janë rinumëruar pothuajse të gjitha vendvotimet, ndërsa kanë mbetur më pak se 50 për t’u verifikuar.

Pas përfundimit të rinumërimit dhe kontrollit të të dhënave, KQZ do të procedojë me certifikimin zyrtar të rezultateve. Mbledhja do të jetë e hapur për publikun dhe mediat.

Që nga dita e zgjedhjeve, autoritetet ligjzbatuese kanë zhvilluar hetime intensive për dyshime mbi manipulimin e votave të kandidatëve në disa komuna. Si pasojë, u vendos rinumërimi i plotë i votave për kandidatët, ndërsa votat për subjektet politike nuk u prekën dhe ndarja e mandateve mbeti e pandryshuar.

Deri më tani, pasojat konkrete kanë sjellë vetëm ndryshime brenda listave të deputetëve, pa ndikuar në balancën e përgjithshme të Kuvendit. Hetimet vijojnë, ndërsa disa komisionarë dhe vëzhgues ndodhen në paraburgim nën dyshimet për shkelje zgjedhore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related