Kapet në Sarandë me 45 mijë euro të padeklaruara, procedohet shtetasi grek

Data

Një rast i mosdeklarimit të parave në kufi është goditur në Portin e Sarandës. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar se një shtetas grek tentoi të dilte nga Shqipëria me 45 000 euro, pa i deklaruar sipas ligjit.

Gjatë kontrollit, shuma e parave u gjet në çantën e shtetasit grek G. V., banues në Greqi. Në përfundim të veprimeve, ndaj tij nisi procedimi penal për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, ndërsa paratë u sekuestruan.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related