Kërkoi lirinë/ Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e ish-ministrit të Shëndetësisë

Data

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kërkonte lirimin nga masa e sigurisë “arrest me burg”.

Beqaj i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar se masa e arrestit është e papajtueshme me Kushtetutën, si dhe kishte kërkuar rigjykimin e çështjes së tij në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj ish-ministrit.

Ilir Beqaj po hetohet për dosjen e SASPAC, ku dyshohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që ishte në krye të kësaj agjencie. Ndërkohë, për çështjen e Sterilizimit, ai po ndiqet në gjendje të lirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related