Protestë para Kuvendit: Qytetarët kërkojnë fundin e imunitetit politik

Data

Shoqëria civile doli sot para Kryesisë së Kuvendit për të denoncuar atë që e cilëson si mbrojtje politike të korrupsionit. Protestuesit kërkuan heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar mazhorancën se po përdor Parlamentin si mburojë për zyrtarë të dyshuar për abuzime miliona euro.

Sipas protestuesve, ndërsa qytetarët nuk përballojnë dot jetesën dhe blerjen e një shtëpie, pushtetarët përfitojnë nga kontrata publike, rrugë që prishen sapo përfundojnë dhe projekte që rëndojnë buxhetin e shtetit. Ata akuzuan deputetët se po shkelin mandatin e tyre, duke mbrojtur ministra në vend që të përfaqësojnë interesin publik.

Thirrja ishte e qartë: drejtësi pa selektivitet, fund pandëshkueshmërisë dhe largim i politikës nga mbrojtja e korrupsionit. Protesta u shoqërua me mesazhe të forta kundër qeverisë, e cilësuar si e shkëputur nga realiteti i qytetarëve dhe e kapur nga interesat e pushtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related