“Nuk e përballojnë dot jetesën”/ Tabaku: Qeveria i ka lënë pensionistët në mëshirë të fatit

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me rritjen e fundit nga qeveria të pensioneve dhe rënien drastike të fuqisë blerëse, duke vënë theksin te mungesa e mbështetjes nga qeveria, e cila, sipas saj, vazhdon të braktisë shumicën e qytetarëve.

“Çfarë mund të blejë sot një pensionist me rritjen prej vetëm 800 lekësh të propaganduar nga qeveria? Një pako oriz, një pako makarona dhe një shishe qumësht, të tria produkte shqiptare me çmime nga më të ulëtat në treg,” shprehet Tabaku.

Deputetja thekson se familjet me dy pensionistë nuk mund të përballojnë më as koston minimale të jetesës, e lëre më të përballojnë shpenzimet shëndetësore që çdo ditë bëhen më të larta.

Ndër të tjera, ajo sjell në vëmendje një krizë të paprecedentë në historinë e tranzicionit 30-vjeçar të Shqipërisë. Ajo denoncon rënien reale të pagave dhe pensioneve për herë të parë në më shumë se tre dekada, duke u shprehur se sipas saj politikat e dështuar të qeverisë kanë sjellë një krizë të thellë të familjeve dhe buxheteve familjare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related