Gjykata ka zhvilluar sot seancën për personat e arrestuar gjatë protestës së 24 janarit, të thirrur nga opozita, duke vendosur për të gjithë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Trupa gjykuese vlerësoi se nuk ekzistojnë kushtet për masa më të rënda sigurie, duke pranuar kërkesën e prokurorisë për një masë më të lehtë, ndërsa hetimet për ngjarjet e protestës do të vijojnë në gjendje të lirë.
Personat për të cilët u caktua masa “detyrim paraqitje” janë:
Ardian Lici, Anduel Lleshi, Alan Lika, Anastas Mema, Tomas Koja, Ergi Shkurta, Sali Saraci, Ervis Mirashi, Adrian Toli, Rei Hasko, Bledi Spaho, Eldison Huli, Alket Toska, Leonid Xhebexhiu, Besnik Bali, Elton Hoti, Roni Bizhoti dhe Hamza Cani.
Gjatë zhvillimit të seancës, jashtë ambienteve të gjykatës u mblodhën deputetë dhe përfaqësues të opozitës, të cilët shprehën mbështetje për protestuesit dhe kundërshtuan arrestimet, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht.
Hetimet për veprimet e ndodhura gjatë protestës së 24 janarit vijojnë, ndërsa të arrestuarit do të duhet të paraqiten periodikisht pranë autoriteteve, sipas vendimit të gjykatës.
