Ministri i brendshëm Ervin Hoxha është me kohë i denoncuar, sepse ka shkarkuar një ekip inspektorësh ndërtimi, sapo ka marrë detyrën. Faji i tyre, ishte shembja e një objekti në zonën e Shkodrës, për të cilën kishin ndërhyrë për ta mbajtur paligjshmërisht në këmbë, persona të krimit të organizuar. Më pas, banda e mbajti premtimin e dhënë inspektorëve. Sapo të vinte drejtori i ri, ata do të largoheshin nga puna. Ashtu ndodhi. Zyrtarët e kanosur se bënë detyrën u gjendën në pak ditë të papunë nga shefi i ri Hoxha.
Kjo është çështje në hetim në Prokurori. Pra qokën ndaj atyre me të cilët duhet të përballet ligjzbatuesi Hoxhë ministry e ka bërë. Kjo ende pa marrë postin nga kryeministri Rama, pas largimit të Taulant Ballës. Kriter përzgjedhje janë aktet bamirëse ndaj Mafies, për tu katapultuar nëpër zyrat e kabinetit qeveritar. Dhe Hoxha nuk është bosh në arkiv. Ministri i prejardhur nga fisi Hoxha i diktatorit, duket se është alienizuar më shpejt se kushdo në karriken e re të ekzekutivit. Herën e parë në hapjen e gojës, pasi u qeveris, kumbullosi çudira aspak konkuruese.
Lajmëroi largimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Mehmet Rrumbullaku, prej kohësh në prag ikjeje. Më pas nxori në shtyp dorëheqjen e tij. Ngjan se në prag zgjedhjesh, Rama po përgatit manekinë, mikrofona e megafonë si ministra, të bindur të verbër.
Ministri Hoxha mund të ishte fitues aplikimesh për emisione humori, me deklaratat e tij, teksa ngjan se është hera e parë duke u përballur me shkresën ku merr fjali dhe u jep zë. Sokol Bizhga i komanduar drejtor, me gjasë mund të mbetet në këtë detyrë, ose zëvëndës ku ishte, kujtohet për agresivitetin kundër PD si në 97-tën ashtu edhe në 2022, pa ndryshuar nuancat e mllefit.
Demokratët e njohin zërin e tij me 8 janar 2022, kur bërtiste vartësve të forcave speciale në oborrin e PD, gaz, gaz, gaz. E ata ndiqnin deri matanë urës protestuesit. Hera e parë e ndodhur, ku në një seli partie sulmohet për të mbrojtur të zgjedhurin e qeverisë. Konkursi patronazhist nuk do të sjellë surpriza. Madje lajmi vijon me ndërrimin e 12 drejtorëve të qarqeve.
Përse dhe si po bëhet?
U bë ndonjë analizë rezultatesh? Kanë suksese apo dështime në luftën ndaj kriminalitetti? Ka padi në prokurori, apo agjencitë e zbatimit të ligjit ndaj tyre? Ka denoncime për përfshirje në vepra penale? Ku do të përfundojnë të shkarkuarit nëse levizjet marrin në konsideratë gradat? Zëvëndësuesit, konkurues e garues, a kanë kaluar të famshimin rivlerësim, vetting? A kanë plotësuar formularët e dekriminalizmit dhe atë të përdorjes ose jo të telefonave të kriptuar, të aplikacioneve sky-encrochat-matrix? A ka marrë minsitria dijeni për emrat e projektuar si konkurues, nga SPAK, nëse ata gjenden nëpër dosjet e ardhura nga partnerët në miliona faqet e përgjimeve me krimin e organizuar? Kanë pasuri të fshehura?
Sepse ish-shefi i operacionales Oltion Bistri tashmë në qeli, pas arrestimit u mor vesh se kishte mbi 4 milionë euro pasuri të patundshme! Eshtë duke bërë gati Edi Rama porositë e bandave në emërime? Është duke u dhënë shpërblim aksionesh atyre? Eshtë duke krijuar eskortën e grabitjes së re elektorale?
Ecim më tej
“..Nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade..” thotë ndër të tjera Hoxhë Ministri. Le ta ndihmojmë me kujtesën e munguar.
