Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së gjyqtarëve të Kushtetueses, të cilët kanë vlerësuar se çështja do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh, pa zhvillimin e një seance dëgjimore publike në këtë fazë.
Erion Veliaj ndodhet në burg prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, ndërsa më herët ishte vetë Gjykata Kushtetuese ajo që vendosi rikthimin e tij në detyrë. Tashmë, me kalimin e çështjes në seancë plenare, pritet një vendimmarrje përfundimtare mbi ligjshmërinë e masës së sigurisë, e cila do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë si në statusin e tij personal, ashtu edhe në zhvillimet politike dhe institucionale në vend.
