Protestat masive në Izrael – 500 mijë qytetarë kundër Netanyahut

Data

Protestat masive në Izrael – rreth 500,000 vetë në Tel Aviv kërkojnë armëpushim dhe lirimin e pengjeve

Protestuesit, kryesisht familjarë të pengjeve, organizuan një ditë proteste kombëtare në Tel Aviv, duke mbushur Sheshin e Pengjeve me rreth 500,000 pjesëmarrës, shifër që organizatorët e Forumit të Familjeve thanë se është ndër më të mëdhatë për vite me rradhë. Demonstruesit kanë ndërprerë punën dhe ndalojnë trafikun, duke krijuar presion të jashtëzakonshëm politik për qeverinë Netanyahu, për të negociuar lirimin e pengjeve dhe për të përfunduar luftën.

Protesta u përhap në qytete të tjera si Jerusalem, Haifa dhe Beersheba, ku manifestuesit ndaluan rrugë dhe u përballën me policinë, që përdori topa uji dhe kalë për të shpërndarë turmat. Nga ana tjetër, kryeministri Netanyahu e dënoi protestën, duke thënë se ajo “forcon Hamasin” dhe vonon lirimin e pengjeve. Marrëdhëniet brenda vendit janë tensionuar tej mase, ndërsa konfliktet humanitare në Gaza po vazhdojnë të përkeqësohen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related