Çështja “Partizani” pa kamera, Gjykata mbyll dyert për mediat

Data

Gjykata e Posaçme ka vendosur të refuzojë kërkesën e mediave për lejimin e kamerave dhe transmetimin live të seancave gjyqësore për dosjen e njohur si çështja “Partizani”. Sipas trupës gjykuese, prania e kamerave mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin normal të procesit.

Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se çështja përfshin një numër të konsiderueshëm dëshmitarësh dhe transmetimi i seancave në kohë reale mund të ndikojë në dëshmitë e tyre, duke e kthyer procesin gjyqësor në një debat publik dhe mediatik, në dëm të hetimit dhe vendimmarrjes së drejtë.

Kërkesa për praninë e kamerave ishte bërë jo vetëm nga përfaqësues të medias, por edhe nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është një nga personat e përfshirë në këtë dosje.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme ka ngjallur reagime, pasi çështja “Partizani” konsiderohet një nga proceset më të ndjeshme dhe me interes të lartë publik, ndërsa refuzimi i kamerave e zhvendos vëmendjen tek balanca mes transparencës dhe garantimit të një procesi të rregullt ligjor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related