SPAK ka goditur një call-center në zemër të Tiranës, i dyshuar për mashtrimin e shtetasve të huaj përmes skemave të rreme të investimeve në bursa. Aksioni u zhvillua në një kullë në kryeqytet, ndërsa pamjet nga operacioni janë publikuar nga emisioni investigativ “Le Iene”.
Në momentin e ndërhyrjes, punonjësit janë neutralizuar dhe shoqëruar me pranga, ndërsa dëgjohen urdhrat: “Policia, mos lëviz! Duart mbi tavolinë”.
Sipas hetimeve, organizata kriminale dyshohet se përfitonte nga 20 deri në 30 milionë euro në muaj, duke operuar përmes rrjeteve të koordinuara të call-center-ave në disa vende të Evropës, me bazë në Shqipëri.
Masat e sigurisë të dhëna nga GJKKO:
- Remir Gjoligaj – arrest me burg
- Endri Gjata – arrest me burg
- David Qerimi – arrest me burg
- Elis Merkaj – arrest me burg
- Rentjan Peposhi – arrest me burg (afat 20 ditë)
- Odeas Kuqi – arrest me burg (afat 20 ditë)
- Hysen Xhepexhiu – arrest me burg
- Klaudio Kaçupi – arrest me burg
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës, identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe gjurmimin e parave të përfituara nga mashtrimi ndërkombëtar.
