Policia ka arrestuar autorin e grabitjes së ndodhur dy ditë më parë në një institucion financiar në Shkodër. Në pranga ka rënë 27-vjeçari Gjionata Kola, banues në qytet.
Sipas hetimeve, më 24 janar 2026, në lagjen “Vojo Kushi”, ai ka hyrë në ambientet e bankës dhe duke kanosur punonjësit me një mjet të fortë (çekiç), ka vjedhur shumën prej 143 500 lekësh.
Pas identifikimit dhe kapjes së tij, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
