Trafik droge në shkallë të gjerë/ Arrestohet në Dubai anëtari i grupit Rraja, në kërkim nga SPAK

Data

Bujar Sefa, i njohur edhe si “Xaka”, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spak për trafikim të lëndëve narkotike drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ai dyshohet si pjesë kyçe e një grupi kriminal të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e rreth 2.4 tonëve marijuanë dhe kokainë.

Sefa kishte arritur t’i shmangej arrestimit gjatë një operacioni policor në fshatin Nojë, ku u sekuestruan 145 kg lëndë narkotike dhe municion luftarak. Emri i tij rezulton i njohur edhe për drejtësinë italiane, ku është dënuar me 12 vjet e 9 muaj burg dhe i janë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 346 mijë euro.

Sipas dosjes hetimore, ai kishte rol drejtues në grupin kriminal, duke organizuar punën dhe menaxhuar punëtorët në parcelat e kanabisit në zonën e Krujës. Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve në Dubai.

Aktualisht po kryhen procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku pritet të përballet me akuzat për kultivim dhe trafikim narkotikësh, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related