Kursi i këmbimit për sot, 5 shkurt 2026, paraqitet relativisht i qëndrueshëm në tregun valutor vendas. Sipas të dhënave të përditësuara nga këmbimoret:
- Dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.2 lekë
- Euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet me 96.9 lekë
- Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.6 lekë
- Dollari kanadez blihet me 59.3 lekë dhe shitet me 60.5 lekë
Luhatjet mbeten të lehta, ndërsa tregu vijon të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare dhe kërkesa e brendshme për valutë.
