Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

Data

Një nismë e qeverisë për të shndërruar një zonë ushtarake në Bulqizë në hotele dhe lokale, duke e quajtur Parku Retro, do të “hajë” edhe plot 2.7 milionë euro, duke e çuar koston totale në plot 6 milionë euro. Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “biznesmeni” Dritan Agolli nuk e ka harruar që në çdo investim publik të ndërtojë me lekët e shtetit hotele, restorante dhe lokale.

Një nismë kurajoze e vetë Agollit, ku në çdo vend duke filluar nga llixhat e Përmetit, Saranda, Petrela apo edhe tani Bulqiza, të ndërtojë modelet e biznesit që operon familja e tij. Kujtojmë se djali i Agollit zotëron një restorant luksoz në Hamallaj, ndërkohë që edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij janë përfshirë në biznese fitimprurëse.

Normalisht, zhvillimi i zonave të tilla mirëpritet nga banorë vendas apo edhe turistë, por prapaskenat me të cilat vepron vetë Agolli, duke qenë se favorizon gjithmonë “klientët” e tij, kanë sjellë që ccdo vepër e ndërtuar të përfundojë në duart e një grupi të ngushtë njerëzish. Ka dyshime se, edhe tenderi i ri i Parkut Retro në Bulqizë të përfundojë te e njëjta dorë që fitoi edhe lotin e parë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related