Bie në prangat e policisë 45-vjeçari/ Vodhi një makinë gjatë orëve të natës

Data

Një 45-vjeçar është arrestuar pasi vodhi një automjet gjatë orëve të natës në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është shtetasi S. K., banues në Vlorë. Ngjarja u regjistrua pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila raportoi se automjeti i saj ishte vjedhur gjatë natës.

Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Policisë Vlorë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë reagimit të shpejtë, 45-vjeçari u lokalizua dhe u vu në pranga, ndërsa automjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related