Tre orë thirrje për dorëheqjen e Ramës/ Media gjermane: Protesta e opozitës u shoqërua me tension dhe përplasje

Data

Protesta e dytë kombëtare e thirrur nga opozita shqiptare u zhvillua këtë të shtunë për rreth tre orë, mes tensioneve, përplasjeve fizike dhe përdorimit të mjeteve piroteknike. Demonstruesit u mblodhën përballë Kryeministrisë, ku kërkesat kryesore mbetën dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, largimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ngritja e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhje të parakohshme.

Gjatë protestës u hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës. Sipas autoriteteve, disa efektivë policie u lënduan dhe dhjetëra protestues u shoqëruan.

Në fjalën e tij, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita ndodhet “në kilometrin e fundit përpara triumfit” dhe se aksioni opozitar nuk do të ndalet. Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një regjim kriminal dhe duke theksuar se “stina e rezistencës do të vijojë”.

Pas përshkallëzimit të situatës para Kryeministrisë, protesta u zhvendos drejt Kuvendit, ku pati përplasje të tjera mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Reagimet politike nuk munguan. Përfaqësues të mazhorancës e cilësuan protestën si të dhunshme dhe të organizuar, ndërsa shprehën shqetësim për policët e lënduar. Ngjarjet u zhvilluan në një klimë të tensionuar politike, pas përplasjes mes qeverisë dhe drejtësisë lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Balluku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related